Rusia ka rrëzuar nëntë dronë ukrainas që kanë tentuar ta sulmojnë gazsjellësin "Rrjedha turke"
- Rusia sot njoftoi se ka rrëzuar nëntë dronë ukrainas që kanë tentuar të sulmojnë një pjesë të infrastrukturës së gazsjellësit "Rrjedha ruse", përmes të cilit gazi rus rrjedh drejt Turqisë dhe Evropës, transmetojnë mediat britanike.
- Post By Sara Ademi
- 10:23, 13 janar, 2025
Moskë, 13 janar 2025 (MIA) - Rusia sot njoftoi se ka rrëzuar nëntë dronë ukrainas që kanë tentuar të sulmojnë një pjesë të infrastrukturës së gazsjellësit "Rrjedha ruse", përmes të cilit gazi rus rrjedh drejt Turqisë dhe Evropës, transmetojnë mediat britanike.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sulmi është kahëzuar drejt stacionit të kompresorit në rajonin jugor rus Krasnodar, por objekti punon normalisht dhe nuk ka viktima.
Mediat britanike shënojnë se nuk mund të konfirmohet saktësia e informacionit nga burimet e pavarura dhe se për momentin Ukraina nuk doli me koment.
Gazsjellësit "Rrjedha turke" dhe "Rrjedha blu", që shkojnë në thellësinë e Detit të Zi dhe i lidhin Rusinë dhe Turqinë, janë rutat e fundit për dërgesën e gazit rus në Evropë, pasi Ukraina paraprakisht këtë vit refuzoi ta rinovojë marrëveshjen për transit të gazit, që i mundësoi Rusisë të vazhdojë transitimin e gazit nëpër territorin e saj edhe krahas luftës.
Në kumtesën e Ministrisë ruse citohet se mbetjet e një prej dronëve kanë shkaktuar dëm të madh të ndërtesës dhe pajisjes së stacionit matës të kompresorit, por ekipet për raste emergjente menjëherë i kanë mënjanuar.
Trasa e gazsjellësit fillon nga stacioni i kompresorit "Ruskaja" pranë qytetit Anapa, kalon përmes Kajakoj, Turqi dhe vazhdon drejt Evropës. Stacionet e kompresorëve përgjatë trasës stabilizojnë presionin dhe kontrollojnë rrjedhën në tubacion. sa/
foto: Arkivi i MIA-s