• e martë, 26 nëntor 2024

Rusia ka paralajmëruar Izraelin të mos ndërmerr ofensivë tokësore në Gazë

Rusia ka paralajmëruar Izraelin të mos ndërmerr ofensivë tokësore në Gazë

Peking, 17 tetor 2023 (MIA) - Rusia ka paralajmëruar Izraelin që të mos ndërmerr ofensivë tokësore kundër grupit islamik Hamas në Rripin e Gazës, njofton DPA.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov në komentin e tij të publikuar në mediat shtetërore ruse, sot  ka theksuar se ekziston një kërcënim nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme me "pasoja të tmerrshme për të gjithë rajonin" dhe një fatkeqësi më e madhe humanitare.

Peskovi e tha këtë në Pekin, ku presidenti rus Vlladimir Putin ndodhet për vizitë dyditore.

Kremlini ka kumtuar se Putini ka qëllim që në margjinat e forumit "Brez dhe rrugë" për ngjarjet në Lindjen e Mesme ka biseduar edhe me liderin kinez së partisë së shtetit Si Xhinping.

Kremlin ka kumtuar se Putini ka qëllim, margjinat e forumit për ngjarjet në Lindjen e Mesme ka biseduar edhe me liderin kinez partiak dhe të shtetit Si Xhinping.

Putini dje ka biseduar në telefon me disa liderë të Lindjes së Mesme, duke përfshirë dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidentin palestinez Mahmud Abas.

Presidenti rus i cili i vetëm udhëheq luftën kundër Ukrainës, ka bërë thirrje për armëpushim për të mbrojtur popullsinë civile.

Peskovi edhe një herë ka bërë të ditur se pret që Abas ta vizitojë Moskën, megjithëse data e vizitës ende nuk është caktuar.

Rusia angazhohet për krijimin e një shteti të pavarur palestinez duke mbështetur garancitë e sigurisë së Izraelit.

"Populli në Izrael patjetër duhet të jetojë në paqe", ka shtuar Peskov, por ka theksuar se detyra më e rëndësishme tani është t'i jepet fund luftës në Lindjen e Mesme. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR