Rusia ka nisur manovrat në Detin Baltik
- - Sot Rusia i filloi stërvitjet në Detin Baltik, me pjesëmarrjen e rreth 50 anijeve, aviacionit dhe 3000 ushtarëve.

Moskë, 2 gusht 2023 (MIA) - Sot Rusia i filloi stërvitjet në Detin Baltik, me pjesëmarrjen e rreth 50 anijeve, aviacionit dhe 3000 ushtarëve.
Me manevrat "Mburoja e Oqeanit 2023" janë parashikuar rreth 200 stërvitje ushtarake, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.
Më shumë se 30 anije dhe anije luftarake, 20 anije furnizimi, 30 avionë dhe rreth 6000 ushtarë marrin pjesë në stërvitje”, theksohet në kumtesën.
Qëllimi i stërvitjeve është "të kontrollohet aftësia e flotës ushtarake për të mbrojtur interesat kombëtare të Rusisë". ls/
Foto: Arkivi i MIA-s