• e shtunë, 28 shtator 2024

Rusia ka neutralizuar nëntë dronë lansuar drejt Moskës

Rusia ka neutralizuar nëntë dronë lansuar drejt Moskës

Moskë, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Autoritetet ruse sot informuan se armata e tyre ka neutralizuar nëntë dronë ukrainas të lansuar drejt Moskës, pak orë para konferencës për shtyp të presidentit rus Vladimir Putin.

"Është parandaluar përpjekje e regjimit të Kievit për të kryer sulm terrorist duke përdorur dronë në territorin rus", thuhet në kumtesën e ministrisë së Mbrojtjes.

Ata shtuan se "nëntë dronë ukranias u shkatërruan ose u hasën" mbi rajonin Kalushka rreth 160 kilometra nga Moska.

Forcat ukrainase njoftuan sot se kanë hasur 41 nga gjithsej 42 dronë të lansuar nga Rusia drejt Ukrainës.

"Janë shkatërruar 41 dronë nga gjithsej 42", thuhet në deklaratën e forcave ajrore ukrainase për Telegram.

Armata ruse gjithashtu ka shtënë raketa S-300 edhe në rajonin jugor të Hersonit dhe Mikolaevit, thuhet në komunikatën e forcave ukrainase. si/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR