• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia ka humbur 5.000 tanke në Ukrainë, tha një zyrtar i lartë ushtarak britanik në OSBE

Rusia ka humbur 5.000 tanke në Ukrainë, tha një zyrtar i lartë ushtarak britanik në OSBE

Vjenë, 1 nëntor 2023 (MIA) - Rusia deri tani ka humbut 5.000 tanke në luftën në Ukrainë, e cila ka zgjatur 200 herë më shumë se sa priste Moska, deklaroi sot këshilltari i lartë ushtarak britanik, Nikollas Okot, në fjalimin e tij në forumin e sigurisë në Vjenë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), cituan nga Ukrinform.

"Lufta tronditëse e Ukrainës tani zgjat 200 herë më shumë se sa parashikonte Moska. Me siguri mbrojtja e Ukrainës është rezultat i guximit dhe qëndrueshmërisë së madhe të popullit ukrainas", tha Okot.

Ai nuk përjashton se Rusia këtë dimër do të bëjë përpjekje direkt ta sulmojë infrastrukturën energjetike ukrainase nëse, sipas fjalëve të tij, "arrin të kthejë rezervat gjithnjë e më të vogla të raketave kryqëzuese me rreze veprimi të gjatë".

Përfaqësuesi britanik në OSBE beson se "Rusia do të vazhdojë t'i mbulojë mossukseset e tij të panumërta  në fushën e betejës për të lejuar këto përpjekje të pasuksesshme të vazhdojnë".

"Madje edhe në këtë forum diplomatik, Rusia do të kërcënohet se do t'i shkatërrojë aeroplanët ukrainas, ndërsa njëkohësisht do të vazhdojë t'i rrëzojë aeroplanët e saj në qiell, duke folur për suksese ushtarake derisa tani kontrollon vetëm gjysmën e territorit ukrainas që e mbante nga fillimi i fushatës dhe madje mund të tregojë edhe disa makina të NATO-s në shfaqjen e detyrueshme pa pranuar se ka humbur tashmë 5.000 tanke në këtë fushatë katastrofike", tha këshilltari ushtarak britanik.

Okot, gjtihashtu, e theksoi edhe faktin se Rusia tani është e detyruar të bashkëpunojë vetëm me regjimet autoritare në mbarë botën. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR