• e diel, 29 shtator 2024

Rusia ka gjuajtur mbi 7.000 raketa në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Rusia ka gjuajtur mbi 7.000 raketa në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Moskë, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Forcat ruse kanë gjuajtur 7.400 raketa kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës, tha Jurij Ignat.

Që nga 24 shkurti i vitit 2022, ushtria ruse ka gjuajtur 7.400 raketa të llojeve të ndryshme në Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i Forcave ajrore ukrainase, Jurij Ignat, transmetuan mediat ukrainase.

"Që nga fillimi i pushtimit të plotë, ushtria okupatore ruse ka gjuajtur 7.400 raketa të llojeve të ndryshme. Prej tyre, rreth 1.600 janë shkatërruar. Por, numri 7.400 i përfshin të gjitha raketat - S-300 dhe S-400 (rreth një e treta e numrit të përgjithshëm), raketa balistike X-22 (vetëm rreth 900 raketa balistike "Iskander-M" fluturuan mbi Ukrainë), precizoi zëdhënësi.

Siç u kumtua paprakisht sot, natën e 21 dhjetori, ushtarët rusë e sulmuan Ukrainën me 35 drone Shahed 136/131. Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 34 prej tyre. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR