• e diel, 22 dhjetor 2024

Rusia i filloi manovrat ushtarake në Oqeanin Paqësor

Rusia i filloi manovrat ushtarake në Oqeanin Paqësor

 Moskë, 18 qershor 2024 (MIA) - Rusia i ka filluar manovrat detare në Oqeanin Paqësor, duke i përfshirë stërvitjet për luftëra kundër nëndetëseve dhe sulmeve kundërajrore, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

 Në stërvitje marrin pjesë rreth 40 objekte lundrimi dhe rreth 20 helikopterë dhe aeroplanë. Manovrat "do të vazhdojnë deri më 28 qershor në ujërat e Oqeanit Paqësor, Detit të Japonisë dhe Detit Okhotsk", theksohet në kumtesën e ministrisë.

 Në faza të ndryshme, marinarët do të kryejnë sulme me raketa ndaj grupeve të anijeve të një armiku konvencional, si dhe do të zmbrapsin sulme me fluturake pa pilor dhe varka, thekson Ministria.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR