• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia gjatë natës lansoi 136 dronë në Kiev dhe rajonet e tjera të Ukrainës

Rusia gjatë natës lansoi 136 dronë në Kiev dhe rajonet e tjera të Ukrainës

Kiev, 16 tetor 2024 (MIA) - Rusia gjatë natës ka kryer një seri sulmesh me dronë dhe raketa drejt Kievit dhe qytetet të tjera të Ukrainës, duke shkaktuar zjarr në një impiantin industrial në rajonin perëndimor të Ukrainës, Ternopil, njoftuan autoritetet ukrainase këtë mëngjes.

Gjatë natës, Rusia lansoi ​​drejt Ukrainës 136 dronë dhe tre raketa, ndërsa mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërruan shumë, njoftuan forcat ukrainase ajrore në Telegram.

Pjesa më e madhe e Ukrainës ishte nën alarm për sulm ajror këtë mëngjes. Forcat ajrore kumtuan se Rusia i lansoi ​​dronët disa herë dhe në drejtime të ndryshme.

Zjarri në përmasa të mëdha në rajonin e Ternopilit është shuar, kumtoi administrata ushtarake e rajonit në Telegram, duke shtuar se nga sulmi "nuk ka të lënduar".

Shefi i administratës ushtarake të Kievit, Serhi Popko, mëngjesin e sotëm përmes kanalit Telegram deklaroi se të gjithë dronët që sulmuan Kievin gjatë natës janë shkatërruar dhe se deri tani nuk ka informata për dëme apo të lënduar, megjithëse ekziston rreziku për një sulm të ri. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR