• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia: Forcat ukrainase i sulmuan disa vende në rajonin e Bellgorodit

Rusia: Forcat ukrainase i sulmuan disa vende në rajonin e Bellgorodit

Moskë, 9 maj 2023 (MIA) - Forcat ukrainase e granatuan rajonin Bellgorod në kufirin rus me Ukrainën, me ç'rast janë lënduar së paku pesë persona dhe janë dëmtuar shtëpi dhe largpërçues, deklaroi guvernatori i rajonit Bellgorod, Vjaçesllav Glladkov.

Qyteti Shebekino në pjesën jugore të Bellgorodit është granatuar tri herë, me ç'rast janë plagosur pesë persona, potencoi Glladkov, duke shtuar se edhe së paku pesë vende të banuara kanë qenë në zjarr.

Mbrëmë vonë "sistemet ruse për mbrojtje kundërajrore kanë rrëzuar një fluturake pa pilot mbi qytetin Valujki", publikoi Glladkov në Telegram. Tani për tani nuk ka informacione për viktima dhe shkatërrime, por shërbimet emergjente janë duke punuar në vendin e ngjarjes. 

Glladkov, gjithashtu potencoi se në granatim janë dëmtuar një numër i madh shtëpish familjare, ferma, infrastrukturë dhe largpërçues. Ndryshe, të dyja palët mohojnë sulme mbi civilët në invazionin 14-mujor rus në Ukrainë. 

Ukraina thuajse asnjëherë publikisht nuk e ndërmerr përgjegjësinë për sulmet në Rusi dhe në territorin nën kontrollin rus në Ukrainë, por para ca kohësh u potencua se shkatërrimi i infrastrukturës është përgatitje për një sulm të planifikuar tokësor, shkruajnë mediat perëndimore.

foto: harta Gugëll

QËNDRONI TË LIDHUR