• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia edhe zyrtarisht është tërhequr nga marrëveshja kyçe e sigurisë së Luftës së Ftohtë

Rusia edhe zyrtarisht është tërhequr nga marrëveshja kyçe e sigurisë së Luftës së Ftohtë

Moskë, 7 nëntor 2023 (MIA)- Rusia edhe zyrtarisht tërhiqet nga marrëveshja kryesore e sigurisë pas Luftës së Ftohtë, me qëllim që të zvogëlohet potenciali i konfliktit Lindje-Perëndim që është shenja më e re për rritjen e tensioneve mes Rusisë dhe NATO-s.

"Në orën 00:00 të 7 nëntorit të vitit 2023 është kryer procedura për tërheqjen e Rusisë nga CFE (Marrëveshje për forcat e armatosura konvencionale në Evropë)", kumtoi Ministria ruse për Punë të Jashtme në kumtesën në faqen e saj të internetit.

Në këtë mënyrë, dokumenti juridik ndërkombëtar, vlefshmëria e të cilit u pezullua nga vendi ynë në vitin 2007, u bë më në fund histori”.

Marrëveshja e vitit 1990 e cila u negociua dhe lidhur në fund të Luftës së Ftohtë dhe nënshkruar një vit pas rënies së Murit të Berlinit, vendosi kufizime në vendosjen e pajisjeve ushtarake për të ruajtur ekuilibrin ushtarak midis NATO-s dhe vendeve të atëhershme të Paktit të Varshavës.

Rusia suspendoi pjesëmarrjen e saj në marrëveshje në vitin 2007 dhe ndërpreu pjesëmarrjen aktive në vitin 2015.

Në maj 2023, kur Rusia ishte tashmë thellë në luftën në Ukrainë të cilën e filloi vetë më 24 shkurt 2022, presidenti Vladimir Putin nënshkroi një dekret për anulimin e marrëveshjeve duke bërë që NATO të dënojë për "sigurinë minimale euroatlantike”.

“Marrëveshja CFE u lidh në fund të Luftës së Ftohtë, ku ishte e nevojshme të formohej një arkitekturë e re për sigurinë globale dhe evropiane bazuar në bashkëpunimin dhe përpjekjet e nevojshme”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

Aktivitetet e SHBA-së për të zgjeruar NATO-n kanë çuar në atë që vendet e aleancës "haptazi të anashkalojnë" kufizimet e grupeve, shtoi ministria ruse. Kështu, marrëveshja CFE në formën e saj origjinale ka humbur lidhjen me realitetin”, thuhet në kumtesën e MPJ-së ruse. ss/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR