• e hënë, 16 dhjetor 2024

Rusia: E transferuam Asadin në mënyrën më të sigurt

Rusia: E transferuam Asadin në mënyrën më të sigurt

Nju-Jork, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Rusia e ka transferuar Bashar al Asadin në "mënyrën më të sigurt", deklaroi zëvendësministri i Punëve të Jashtme të atij vendi, Sergej Rjabkov, në një intervistë të transmetuar për En-Bi-Si.

Kremlini të hënën publikoi se presidenti Vlladimir Putin kishte vendosur t'i jepte azil Asadit në Rusi.

“Ai është i sigurt dhe kjo tregon se Rusia po sillet siç duhet në një situatë të jashtëzakonshme", deklaroi Rjabkov për mediat amerikane. Ai shtoi se nuk do të elaborojë "se çfarë ndodhi dhe se si u zgjidh e gjithë kjo".

I pyetur nëse Rusia do ta dorëzonte Asadin për gjykim, Rjabkov tha se Rusia nuk është palë e konventës me të cilën është themeluar Gjykata ndërkombëtare penale.

Rjabkov shtoi se Rusia do të ishte "padyshim e gatshme të mendonte" për një tjetër shkëmbim të të burgosurve, të ngjashëm me atë të gushtit në të cilën u përfshi gazetari i Uollstrit xhurnal, Evan Gershkoviç.

"Një marrëveshje e re do të ishte një hap i shëndetshëm, veçanërisht me fillimin e administratës së ardhshme", deklaroi Rjabkov për En-Bi-Si, duke shtuar se ai nuk do të donte të prejudikonte asgjë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR