• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Rusia e ngriti gatishmërinë luftarake, duke e akuzuar Perëndimin se dëshiron të kthehet ushtarakisht në Azinë Qendrore

Rusia e ngriti  gatishmërinë luftarake, duke e akuzuar Perëndimin se dëshiron të kthehet ushtarakisht në Azinë Qendrore

Nju-Delhi, 28 prill 2023 (MIA) - Rusia e ngriti gatishmërinë luftarake në bazat e saj në Kirgistan dhe Taxhikistan, paralajmëroi sot në Nju-Delhi ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu. "Vendimi u mor në kontekstin e përpjekjeve të SHBA-së dhe aleatëve të saj për të ripërtërirë praninë e tyre ushtarake në Azinë Qendrore.

Në takimin e sotëm të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SHOS), Shojgu vlerësoi se Perëndimi ka gërryer seriozisht arkitekturën e sigurisë botërore në përpjekje për ta ruajtur dominimin global. 

 "Tani Uashingtoni dhe ndihmësit e tij po zbatojnë një plan strategjik për t'i provokuar vendet e tjera në një konfrontim ushtarak me Rusinë dhe Kinën. SHBA-ja kundërshton në mënyrë më aktive formimin e një bote multipolare në rajonin Azi-Paqësor, ku po krijohet një front që të kufizohet Kina, raporton Skaj njuz.

"SHBA-ja po përpiqet ta kthejnë praninë e saj ushtarake në Azinë Qendrore me pretekst se ndihmojnë në luftën kundër terrorizmit - ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin e SHOS"-it, vlerësoi ministri rus. 

Ai tha se potenciali ushtarak dhe aftësia e pothuajse të gjitha vendeve të NATO-s janë përdorur kundër Rusisë në Ukrainë. “Qëllimi i vërtetë i Perëndimit në konfliktin në Ukrainë është t'i shkaktojë Rusisë një disfatë strategjike, të krijojë nkërcënim për Kinën dhe ta ruajë pozicionin e saj monopol në botë. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR