• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia e mori kryesimin me KS të KB-së, për Kulebën kjo është "shakaja më e keqe e 1 Prillit"

Rusia e mori kryesimin me KS të KB-së, për Kulebën kjo është

Nju-Jork, 1 prill 2023 (MIA) - Rusia e mori kryesimin me Këshillin e Sigurimit të KB-së edhe krahas thirrjes së Ukrainës drejtuar anëtareve për ta bllokuar kryesimin rus, transmetoi sot BBC.

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba vlerësoi se transferi rus është "shakaja më e keqe e 1 Prillit deri më tani" dhe "përkujtues i fuqishëm se diçka nuk është në rregull me mënyrën e funksionimit të arkitekturës ndërkombëtare të sigurisë".

Secila nga 15 anëtaret e Këshillit të Sigurimit të KB-së për një muaj e ndërmerr kryesimin me trupin dhe atë në bazë të rotacionit. Për herë të fundit Rusia kryesoi me Këshillin e Sigurimit në shkurt të vitit 2022, muajin kur e filloi invazionin ndaj Ukrainës.

Kjo do të thotë se Këshilli i Sigurimit kryesohet nga vendi, presidenti i të cilit është nën fletëarrest ndërkombëtar për krime të prëfolura tëluftës, pasi që Gjykata ndërkombëtare penale muajin e kaluar dha urdhër për arrestimin e Vlladimir Putinit.

Edhe krahas ankesave të Ukrainës, SHBA-ja kumtoi se nuk do ta bllokojë Rusinë, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, që ta marrë kryesimin.

Anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të KB-së janë SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Kina dhe Rusia.

Funksioni kryesisht është procedural, por ambasadori rus në KB, Vasil nebenzija, për agjencinë Tass deklaroi se planifikon të organizojë disa dikskutime, përfshirë edhe një për kontroll të armëve.

Ai shtoi se do të bisedohet edhe për "rendin e ri botëror" që do ta "zëvendësojë atë unipolar". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR