Rusia e ka vendosur zëdhënësin e Metës në listën e personave të kërkuar
- Rusia e ka vendosur në listën e personave të kërkuar Endi Stoun, zëdhënës i kompanisë pronare te rrjetit social Fejsbuk, Meta, duke e akuzuar atë për promovim të terrorizmit.

Moskë, 26 nëntor 2023 (MIA) - Rusia e ka vendosur në listën e personave të kërkuar Endi Stoun, zëdhënës i kompanisë pronare te rrjetit social Fejsbuk, Meta, duke e akuzuar atë për promovim të terrorizmit.
Urdhërarresti për Stoun u bë publik sot nga uebsajti rus i lajmeve, Mediazona, sipas të cilit Ministria e Drejtësisë e Rusisë e kishte lëshuar atë në shkurt 2023.
Stoun, i cili nuk ishte i qasshëm për koment, u bë cak i Rusisë për shkak të një ndryshimi në politikat e Metës në mars 2022, rreth një muaj pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.
Ndryshimi në politikat e Metës mundësoi që të bëheshin thirrje për dhunë kundër pushtuesve rusë, përfshirë presidentit Vladimir Putin, në platformat e saj, Fejsbuk dhe Instagram.
Dy platformat kryesore të Metës, Fejsbuk dhe Instagram, u ndaluan në Rusi pak pas fillimit të pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. mb/