Rusia e akuzoi Poloninë për "përhapje të miteve" rreth sulmit me dronë
- – Ministria ruse e Punëve të Jashtme kumtoi se Polonia po përhap “mite” për sulmin me dronë me qëllim që të “përshkallëzojë më tej krizën ukrainase”.
- Post By Fitore Curri
- 18:01, 10 shtator, 2025
Moskë, 10 shtator 2025 (MIA) – Ministria ruse e Punëve të Jashtme kumtoi se Polonia po përhap “mite” për sulmin me dronë me qëllim që të “përshkallëzojë më tej krizën ukrainase”.
Në një kumtesë të publikuar në ueb-faqen e saj, ministria përsërit se nuk ka planifikuar ta qëllojë territorin e Polonisë.
“Këto fakte konkrete plotësisht i mohojnë mitet që Polonia përsëri i përhap që ta përshkallëzojë krizën ukrainase”, thuhet në kumtesë.
Ministria shton se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, “nuk ka mundur të përgjigjet në pyetjen nëse ekzistojnë dëshmi”, për sulm të planifikuar.
“Pavarësisht mospërputhjes së dukshme të aludimeve që vijnë nga Varshava, me qëllim sqarimin e plotë të asaj që ndodhi për të gjitha palët e interesuara dhe parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës, Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse është e gatshme të zhvillojë konsultime me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Polonisë për këtë çështje. Ministria ruse e Punëve të Jashtme, nga ana e saj, është gjithashtu e gatshme të bashkohet”, thuhet në tekst.
Në ndërkohë, ministri polak pa dikaster Tomash Simonjak e akuzoi Rusinë për përhapje të dezinformatave rreth sulmit me dronë. Ai në X shkroi se Rusia ka lansuar “fushatë masive për dezinformata” dhe se e “shpif Poloninë”.
Polonia mori mbështetje të plotë nga aleatët e saj në NATO, të cilët pavarësisht e dënuan sulmin e dronëve në territorin polak. fc/
Foto: MPJ e Rusisë