• e diel, 22 dhjetor 2024

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen robër lufte

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen robër lufte

Kiev, 31 janar 2024 (MIA) - Gjithsej 207 ushtarë ukrainas të zënë rob u kthyen në shtëpi pas marrëveshjes me Rusinë për shkëmbim të të burgosurve, njoftoi sot presidenti Volodomir Zelenski.

"Njerëzit tanë janë në shtëpi", shkroi ai në aplikacionin Telegram. 

Ministria ruse e Mbrojtjes, informoi se e ka kompletuar marrëveshjen për shkëmbim me Ukrainën, sipas së cilës secila palë ka marrë prapa nga 195 ushtarë. Ministria njoftoi se ushtarë rusë do të dërgohen në Moskë që të marrin ndihmë mjekësore dhe psikologjike. 

Ky është shkëmbimi i parë i tillë pas rënies së aeroplanit transportues ushtarak rus javën e kaluar, për të cilin Moska thotë se ka transportuar 65 ushtarë ukrainas para shkëmbimit të planifikuar. Rusia njoftoi se Ukraina e ka rrëzuar aeroplanin me projektil tokë - ajër, me çka humbën jetën të gjithë 74 personat në të. Ukraina as ka konfirmuar e as ka mohuar se e ka rrëzuar aeroplanin dhe kërkoi dëshmi se kush ishte në aeroplan. fc/

Fotografia: Iks

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR