• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia dhe Kina vendosën veto ndaj rezolutës amerikane për Gazën në KS së KB-së

Rusia dhe Kina vendosën veto ndaj rezolutës amerikane për Gazën në KS së KB-së

Nju-Jork, 26 tetor 2023 (MIA) - Rusia dhe Kina dje vendosën veto ndaj rezolutës amerikane në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ka të bëjë  me Izraelin dhe militantët palestinezë nga Hamasi në Rripin e Gazës, ndërsa draft-rezoluta ruse nuk arriti të grumbullojë numrin minimal të votave. 

 Draft-rezoluta amerikane u fokusua në trajtimin e krizës humanitare të përkeqësuar në Gazë, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund dhunës që të mundësohet qasje në ndihmë humanitare. Kundër votuan edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa nëntë anëtare votuan pro, ndërsa Brazili dhe Mozambiku abstenuan.

 Këshilli më pas votoi  për draft-rezolutën ruse që bën thirrje për një armëpushim humanitar. Për draftin votuan vetëm Rusia, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gaboni, ndërsa nëntë anëtarët e tjerë abstenuan, ndërsa SHBA-ja dhe Britania e Madhe votuan kundër.

Që të votohet  një rezolutë duhet të mbështetet nga të paktën nëntë anëtare të KS të KB-së dhe nuk mund të vihet veto nga SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Rusia apo Kina. 

 Në votim mbrëmë erdhi pasi javën e kaluar Këshilli i Sigurimit dy herë pati votime të pasuksesshme, pasi  më 16 tetor vetëm pesë anëtare votuan për draft-rezolutën e Rusisë, ndërsa më 18 tetor SHBA-ja vendosi veto ndaj draftit të Brazilit, i cili mori 12 vota.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR