• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia dhe Algjeria nënshkruan Deklaratën për Thellimin e Partneritetit Strategjik

Rusia dhe Algjeria nënshkruan Deklaratën për Thellimin e Partneritetit Strategjik

Moskë, 15 qershor 2023 (MIA) - Presidentët e Rusisë dhe Algjerisë, Vladimir Putin dhe Abdelmaxhid Tebun, nënshkruan sot në Moskë Deklaratën për thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Tebun nga 13 qershori është për vizitë treditore në Rusi me ftesë të Putinit, si pjesë e planit për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

"Algjeria është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Rusisë", theksoi Putin duke mirëpritur "bashkëpunimin mes dy vendeve, veçanërisht në suaza të OPEK plus dhe Forumit të vendeve eksportuese të gazit, i cili ndoshta do të sigurojë stabilitet në tregun e karburanteve fosile".

Tebun tha se vizita e tij në Rusi do të japë mundësi për thellim të bashkëpunimit dypalësh për spektër të gjerë të çështjeve dhe e theksoi forcën e lidhjeve të vendosura. Sipas tij, vizita në Rusi, "dëshmon për miqësinë e thellë dhe cilësinë e marrëdhënieve të cilat ndërmjet dy vendeve ekzistojnë tashmë 60 vite".

"Pajtohem se situata ndërkombëtare është shumë e vështirë. Prandaj duam ta përshpejtojmë anëtarësimin tonë në grupin BRIKS, duke pasur parasysh avantazhet e mëdha që i ofron për ekonominë tonë", tha Tebun.

Ai e konfirmoi pozitën e fuqishme të Algjerisë për nevojën e zgjidhjes së qetë të krizës në Libi dhe në Mali.

"Algjeria dhe Rusia kanë të njëjtin vizion për çështjen libaneze, duke pasur parasysh se Libia është vend miqësor për Rusinë dhe vend vëllazëror për Algjerinë. I dëshirojmë stabilitet dhe siguri", theksoi Tebun.

Ai shprehu bindje se kriza në Mali mund të zgjidhet "jo me forcë, por përmes Marrëveshjes paqësore të Algjerisë". sa/

foto. DPA

QËNDRONI TË LIDHUR