• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia bisedon me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar për qasjen ndaj robërve të luftës

Rusia bisedon me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar për qasjen ndaj robërve të luftës
Gjenevë, 20 tetor 2022 (MIA) - Rusia sot kumtoi se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka leje ta vizitojë burgun Olenivka, ku në korrik në rrethana të pacaktuara vdiqën dhjetëra të burgosur ukrainas të luftës, por këto vizita janë ndërprerë për shkak të situatës së sigurisë. Që nga java e kaluar, Kievi ka akuzuar KNKK-në për mosveprim në rastin e të burgosurve ukrainas të luftës të mbajtur nga Rusia dhe pretendon se mungesa e vizitave, të burgosurit janë të ekspozuar në rrezik që të torturohen. Kryqi i Kuq tha se e ndan shqetësimin e autoriteteve ukrainase, por se vizitat janë të mundshme vetëm me leje dhe garanci sigurie. Organizata u bëri thirrje të dyja palëve ndërluftuese që të lehtësojnë qasjen për të robërit e luftës dhe shprehu shqetësim të veçantë për pamundësinë e hyrjes në burgun Olenivka të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën lindore. Dhjetëra të burgosur lufte ukrainas vdiqën në burgun Olenivka nga bombardimet në fund të korrikut. Moska dhe Kievi akuzojnë njëri-tjetrin për këtë. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR