• e premte, 05 dhjetor 2025

Rusia: Bisedimet paqësor me Ukrainën janë ndërprerë

Rusia: Bisedimet paqësor me Ukrainën janë ndërprerë

Moskë, 12 shtator 2025 (MIA) – Kremlini njoftoi sot se bisedimet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës për dhënien fund të konfliktit janë “ndërprerë”, pa u përcaktuar data e saktë për raundin e ardhshëm të bisedimeve. 

“Kanalet e komunikimit ekzistojnë, janë vendosur mirë. Negociatorët tanë kanë mundësi të komunikojnë përmes atyre kanaleve, por për momentin do të dëshironin të flisnim për pushim”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, në brifingun e sotëm. 

Bisedimet të cilat u mbajtën paraprakisht këtë vit në Stamboll nuk rezultuan me kurrfarë progresi të vërtetë, përveç me marrëveshje për shkëmbim të të burgosurve ushtarakë. 

Nga bisedimet deri më tani dihet se Rusia, mes tjerash, kërkon çmilitarizim dhe pjesë të Ukrainës, përderisa Kievi kushtet i vlerëson si të papranueshme dhe kërkon garanci të sigurisë nga aleatët e tij. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR