• e premte, 05 dhjetor 2025

Rusia është kërcënimi më i madh për Evropën, vlerëson ministri danez i Mbrojtjes

Rusia është kërcënimi më i madh për Evropën, vlerëson ministri danez i Mbrojtjes

Kopenhagë, 2 korrik 2025 (MIA) – Rusia përfaqëson kërcënimin më të madh për Evropën, deklaroi sot zëvendëskryeministri danez dhe ministër i Mbrojtjes, Trulls Lund Poullsen në konferencë për media në Kopenhagë, të organizuar me rastin e fillimit të presidencës daneze me Këshillin e BE-së. 

Poullsen theksoi se në vitet e ardhshme pritet që ky kërcënim të përforcohet edhe më shumë, me çka prioritet kryesor i Bashkimit Evropian duhet të jetë rritja e mbështetjes për Ukrainën. Ai bëri thirrje në shfuqizimin e pengesave burokratike për rritjen e prodhimtarisë evropiane në mbrojtje. 

“Duhet ta fuqizojmë rezistencën dhe ndaj kërcënimeve të tjera”, shtoi Poullsen, duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet BE-së dhe NATO-s është prioritet i lartë për presidencën daneze. 

Në lidhje me vendimin e Danimarkës që të vendosë shërbim të detyrueshëm ushtarak edhe për gratë, ai tha se pret rezultate pozitive tashmë vitin e ardhshëm dhe se ka mbështetje të gjerë nga partitë parlamentare, edhe krahas mospajtimeve fillestare. 

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për interesimin e presidentit amerikan Donald Tramp për Grenlandën, Poullsen deklaroi se një periudhë të gjatë Danimarka nuk ka investuar mjaftueshëm në atë territori autonom, por se tani qëndrimet në publik po ndryshojnë. “Të ardhmen e Grenlandës duhet ta përcaktojnë banorët e saj”, shtoi ai. fc/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR