• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusi: Sulm me dron ndaj një depoje të naftës në Rajonin e Rostovskës, nuk ka viktima nga zjarri i shkaktuar

Rusi: Sulm me dron ndaj një depoje të naftës në Rajonin e Rostovskës, nuk ka viktima nga zjarri i shkaktuar

Moskë, 4 maj 2023 (MIA) - Autoritetet ruse njoftuan se gjatë natës ishte kryer një sulm me dron ndaj një depoje të naftës në Rajonin e Rostovskës.

Guvernatori i Rajonit të Rostovskës, Vasilij Golubjev deklaroi se nuk ka viktima në sulmin me dron ndaj fabrikës për derivate të naftës në atë rajon dhe se zjarri i shkaktur pas shpërthimit menjëherë ishte shuar. 

Ai sqaroi se droni ka shpërthyer pasi kishte rënë në konstruksionin e një mbikalimi në ndërtim.

"Zjarrfikësit nuk morën pjesë në shuarjen e zjarrit, zjarrin e shuan shërbimet e kompanisë. Nuk ka viktima dhe të lënduar, dëmi i konstruksioneve është i vogël", shkroi Golubjev në Telegram. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR