Rusi: NATO dëshiron vazhdim të luftës

Moskë, 24 mars 2022 (MIA) - Ministria ruse e Punëve të Jashtme ka reaguar në Samitin e sotëm të NATO-s.
Në kumtesë thuhet se vendimi për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës tregon se Aleanca dëshiron të vazhdojë konfliktin.
“Vendimi i Perëndimit për të dërguar armë e ka shtyrë qeverinë ukrainase të përdorë forcë kundër enklavave separatiste, të cilët kanë mbështetje nga Rusia në Ukrainën lindore”, theksoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
Rusia paraprakisht deklaroi se njerëzit në rajonet separatiste po përballen me gjenocid. ls/