Rusi: Kievi tregon paaftësi për ta përmbushur marrëveshjen me rrëzimin e aeroplanit Il-76
- Rrëzimi ukrainas i aeroplanit "Iljushin-76" mbi rajonin e Belgorodit në Rusi, me ç'rast jetën e humbën 74 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, mes të cilëve edhe të burgosur ukrainas, e tregon paaftësinë e Kievit për të bërë marrëveshje, kumtoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:27, 24 janar, 2024
Moskë, 24 janar 2024 (MIA) - Rrëzimi ukrainas i aeroplanit "Iljushin-76" mbi rajonin e Belgorodit në Rusi, me ç'rast jetën e humbën 74 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, mes të cilëve edhe të burgosur ukrainas, e tregon paaftësinë e Kievit për të bërë marrëveshje, kumtoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
"Autoritetet e Kivit ishin të vetëdijshëm për këmbimin e radhës të të burgosurve ushtarak. Ata, gjithashtu, ishin të vetëdijshëm për rrugën nëpër të cilën do të shkonte aeroplani me të burgosur ushtarak. Sulmi terrorist qartë e tregon paaftësinë e regjimit në Kiev për të bërë marrëveshje", shtohet në kumtesën e Ministrisë.
Paraprakisht "Ukrainska Pravda", duke iu referuar burimeve në Shtatmadhorinë e Armatës së Ukrainës, kumtoi se forcat e armatosura të vendit sot rrëzuan një aeroplan ushtarak rus Iljushin-76, por Ministria e Mbrojtjes në Kiev kumtoi se nuk mund ta konfirmojë këtë.
"Ukrainska pravda" pohon se "Iljushin-76" bartte raketa kundërajrore S-300 të cilat ishin shfrytëzuar në sulmet e paradokohshme në harkov, qyteti i dytë për nga madhësia në Ukrainë.
Aeroplani transportues "Iljushin-76" me 65 të burgosur ukrainas, të cilët barteshin për këmbim, u rrëzua sot në rajonin rus Belgorod.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, krahas të burgosurve ukrainas, në aeroplan ka pasur edhe gjashtë anëtarë të ekuipazhitm si dhe tre shoqërues. Të gjithë udhëtarët e humbën jetën. ab/