• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Rusi: Disa vende perëndimore kërkuan takime të Këshillit të OSBE-së - por jo edhe SHBA-ja

Rusi: Disa vende perëndimore kërkuan takime të Këshillit të OSBE-së - por jo edhe SHBA-ja

Moskë, 27 nëntor 2023 (MIA) - Moska zyrtare sot kumtoi se nuk do të ketë takim mes ministrit të Punëve të jashtme, Sergej Llavrov dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Entoni Blinken në tkaimin e OSBE-së në Maqedoni të Veriut.

Llavrov paraprakisht deklaroi se do t'u bashkohet ministrave të jashtëm të Organiozatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila i prëfshin Kanadanë dhe SHBA-në, në Shkup nëse Bullgaria e hapë hapësirën e vet ajrore për të. Ai tha se disa vende perëndimore kërkuan takime me të.

Pasi që presidenti rus, Vlladimir Putin e sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022, Perëndimir tentoi ta izolojë Rusinë, ndërsa takimet tet-a-tet me ministra të lartë janë të rralla.

Siç lajmëruan disa agjenci ruse dhe botërore, në përgjigje të pyetjes në forumin për politikë të jashtme të Primakov Ridings, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Sergej Rjabkov tha se Uashingtoni nuk ka takuar takim "dhe nuk do të kërkojë. Dhe nuk do të ketë takim".

Takimi i OSBE-së, e cila ka 57 anëtare, qëllimi i së cilës është të parandalohen konflokte dhe kriza të sigurisë, do të mbahet prej 30 nëntor deri më 1 dhjetor.

"Siç duket Bullgaria i ka premtuar Maqedonisë se do ta hapë haësirën e vet ajrore - nëse kjo ndodhë, atëherë do të jem atje. Le të shohim", tha Llavrov.

"Tashmë ka disa  kërkesa për takime - përfshirë edhe nga përfaqësues perëndimorë", tha Llavrov, pa emëruar asnjë vend.

"Kuptohet, do të takohem me të gjithë. Nëse dikush na afrohet, asnjëherë nuk ikim dhe nuk fhsihemi", tha shefi i diplomacisë ruse.

Hapësira ajrore bullgare është e mbyllur për aeroplanët rusë si pjesë e sanksioneve të BE-së të vendosura si përgjigje ndaj invazionit rus në Ukrainë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR