• e premte, 05 dhjetor 2025

Rusët sulmuan një kopsht të fëmijëve në Harkov

Rusët sulmuan një kopsht të fëmijëve në Harkov

Harkov, 22 tetor 2025 (MIA) - Një person humbi jetën, ndërsa shtatë u plagosën, mes të cilëve edhe fëmijë në sulmin rus në Harkov të kryer në mëngjes. 

Forcat ruse në mëngjes me dronë e sulmuan Harkovin, ndërsa një nga objektivat ishte edhe një kopsht privat për fëmijë në qarkun Holodnohirski. Në vendin e sulmit shpërtheu zjarr, pohoi prefekti Igor Terehov.

"Shtatë persona janë lënduar pas një sulmi të drejtpërdrejtë rus në një kopsht në Harkov. Një person humbi jetën. Barbaria ruse nuk njeh kufij. Bëj thirrje në reagime dhe hapa të fortë për Rusinë ta ndjejë çmimin e krimeve të saj. Bisedat nuk mund ta ndalin këtë terror. Armët dhe sanksionet munden", shënoi në X ministri ukrainas i Punëve të Jashtme Andrij Sibiha. sa/

Foto: Sibiha në X

QËNDRONI TË LIDHUR