• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusët me dronë sulmuan Odesën, nën kërcënim janë edhe qytetet tjera ukrainase në bregun e Detit të Zi

Rusët me dronë sulmuan Odesën, nën kërcënim janë edhe qytetet tjera ukrainase në bregun e Detit të Zi

Odesa, 14 shtator 2024 (MIA) - Armata ruse mbrëmë me dronë sulmoi qytetin dhe rajonin e Odesës. Sirenat në qytetin ukrainas ishin aktivizuar në orën 00:57, transmeton BTA.

Në Odesa u dëgjuan shëpërthime të forta, ndërsa autoritetet vendase i bënë thirrje popullatës të qëndrojë në vende të sigurta.

Në Bregun e Detit të Zi qarkullojnë 10 drone të cilat vazhdimisht manovrojnë, njoftojnë mediat ukrainase, Nën kërcënim janë qytetet me infrastrukturë kapitale - Odesa, Çernomorski, Juzhni, Vilkovë, Belgorod Dnestrovsk dhe Zatoka.

Gjatë natës, forcat ruse 84 herë granatuan 15 zona kufitare në rajonin ukrainas Sumi, me ç'rast humbën jetën dy persona, ndërsa nëntë u plagosën, kumtuan autoritetet rajonale.

Rajoni Suma kohë të gjatë është objektiv i granatimit rus. Ndodhet përballë rajonit jugor rus Kursk, të cilin forcat ukrainase e sulmuan në fillim të gushtit.

Prefekti i Harkovit, Ihor Terehov, njoftoi se forcat ruse e sulmuan edhe rajonin Holodnohirski, transmeton Ukrinform. Në sulm nuk ka viktima as të lënduar, është shkaktuar vetëm dëm material. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR