• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusët lansuan 15 raketa të kryqëzuara ndaj kryeqytetit të Ukrainës

Rusët lansuan 15 raketa të kryqëzuara ndaj kryeqytetit të Ukrainës

Kiev, 9 maj 2023 (MIA) - Rusia në mëngjes lansoi rreth 15 raketa të kryqëzuara ndaj kryeqytetit të Ukrainës, por sistemet për mbrojtje kundërajrore i rrëzuan ato, kumtuan autoritetet ukrainase, pasi paralajmërimet për sulm ajror u dhanë më herët në pjesën më të madhe të vendit.

Sulmet e sotme, i pesti këtë muaj, ndodhën një ditë pasi Rusia e lansoi numrin më të madh të droneve deri më tani.

Kryeshefi i drejtorisë ushtarake të qytetit të Kievit, Serhi Popko tha se planet e agresorëve dështuan.

Ai pohoi se rusët tentojnë të vrasin sa më shumë civilë madje edhe në Ditën e sotme të fitores në Rusi, një nga festat më solemne kombëtare atje, me të cilën shënohet përvjetori i mposhtjes së Gjermanisë naziste në vitin 1945.

Ai, gjithashtu tha se sipas informatave përfundimtare, nuk ka viktima në sulm, i cili është kryer me raketa të kryqëzuara nga rajoni i Detit Kaspik. sa/

foto: Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR