• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusët e ngritën shkallën e gatishmërisë të sistemeve lansuese që mund të mbajnë armë bërthamore

Rusët e ngritën shkallën e gatishmërisë të sistemeve lansuese që mund të mbajnë armë bërthamore

Moskë, 8 tetor 2024 (MIA) - Sisteme për lansim të raketave, të afta të mbajnë armë bërthamore, janë vendosur në gjendje gatishmërie, lajmëruan mediumet shtetërore ruse, transmeton Njusuik.

Agjencia e lajmeve TASS kumtoi video për të cilën thuhet se i shfaqë sistemet për lansim të raketave interkontinentale balistike (ICBM) të locuara në Novosibirsk, në Siberi. Në videon e xhiruar gjatë ditës shihet se si armët nxirren nga depoja.

Agjencia kumtoi se po kontrollohet "gatishmëria e personelit dhe pajisjes për situatën në terren".

Jars RS-24 (shenja e NATO-s SS-29) është raketë strategjike bërthamore me rreze të gjatë veprimi deri 12.000 kilometra dhe rreze saktësie prej 250 metrave. Mund të vendoset në mbatëse të kamionëve apo të sistemohet në silosë. 

Prej fillimit të invazionit ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, presidenti rus, Vlladimir Putin kërcënoi me përdorimin e armëve bërthamore, gjë që u prëforcua nga propagandistët e Kremlinit, të cilët i lavdërojnë aftësitë bërthamore të Moskës dhe kërcënojnë me sulme ndaj vendeve të cilat e mbështesin Kievin.

Putin muajin e kaluar paralajmëroi ndryshime në doktrinën bërthamore të Moskës, në të cilën janë cekur rrethanat nën të cilat Rusia mund të përdorë armë bërthamore. Ndryshimet përfshijnë mundësi për përdorim të tyre kundër shteteve të cilat kanë mbështetje nga forcat bërthamore, që mund t'i referohet Ukrainës nëse Perëndimi e lejon të përdorë armë me rreze të gjatë veorimi ndaj territorit rus. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR