Rumunët sot dalin në zgjedhje parlamentare në atmosferë trazirash politike
- Në Ditën e Republikës, sot në Rumani mbahen zgjedhje parlamentare në atmosferë të trazirave politike, në momentin kur Gjykata kushtetuese solli vendim për rinumërim të votave nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale, ndërsa Këshilli për mbrojtje e akuzoi platformën TikTok se po përzihet në procesin zgjedhor.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:51, 1 dhjetor, 2024
Bukuresht, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Në Ditën e Republikës, sot në Rumani mbahen zgjedhje parlamentare në atmosferë të trazirave politike, në momentin kur Gjykata kushtetuese solli vendim për rinumërim të votave nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale, ndërsa Këshilli për mbrojtje e akuzoi platformën TikTok se po përzihet në procesin zgjedhor.
Mediumet rumune lajmërojnë se për vende në parlament do të luftojnë gjithsej 31 parti.
Anketa e fundit, e publikuar para votimit, shkaktoi shqetësim të veçantë sepse tregoi se për momentin partia e parë për nga popullariteti tek rumunët është Aleanca nasionaliste e rumunëve të bashkuar (AUR) me 22 për qind mbështetje, prëderisa dy partitë ekstreme të djathta, SOS Rumani dhe POT (Partia rinore), kanë nga 4,5 për qind mbështetje, transmetoi portali Hotnjuz.ro.
Partia socialiste në pushtet (PSD) e kryeminsitrit në largim, Marsel Çolaku. është në vend të dytë me 21,4 për qind të votave, pas çka pason Unioni reformist i Rumanisë (USR) me 17,5 për qind mbështetje dhe Partia liberale (PNL), e cila ka 13,4 për qind mbështetje të qytetarëve.
parlamenti rumun përbëhet nga Dhoma përfaqësuese dhe Senati, të cilat ripërtërihen në çdo katër vite.
Dhoma e poshtme ka 330 anëtarë të zgjedhur me përfaqësim proporcional në 43 njësi zgjehdore: 41 i prëfaqësojnë rajonet dhe zgjehdin 279 deputetë, përderisa Bukureshti formon njësi të vetme zgjehdore e cila zgjedhë 29 deputetë. Njësia e fundit zgjedhore i përfaqëson rumunët të cilët jetojnë jashtë vendit dhe zgjedhë katër deputetë sipas sistemit të shumicës.
Senati ka 136 anëtarë, prej të cilëve dy i prezantojnë rumunët të cilët jetojnë jashtë vendit.
Përbërjen e re të Dhomës përfaqësuese dhe Senatit do ta zgjedhin diç më shumë se 18 milionë rumunë. ab/
foto: ЕPА