• e premte, 30 gusht 2024

Rumen Radev: Bullgaria do të vazhdojë të punojë me institucionet dhe partnerët evropianë në mënyrë që vendimet për Republikën e Maqedonisë së Veriut të mos bazohen në lobim

Rumen Radev: Bullgaria do të vazhdojë të punojë me institucionet dhe partnerët evropianë në mënyrë që vendimet për Republikën e Maqedonisë së Veriut të mos bazohen në lobim

Sofje, 20 qershor 2023 (BTA/MIA) - Shkupi duhet ta nxjerrë mësimin, komentoi për gazetarët presidenti bullgar Rumen Radev. Ai shtoi se Republika e Maqedonisë së Veriut po i kthehet rrugës së kaluar - të lobojë në kryeqytetet evropiane dhe institucionet evropiane, për të mbuluar shkeljen e të drejtave të njeriut, mungesën e reformave dhe gatishmërinë për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Ky është lajmi i ditës nga Republika e Bullgarisë, i përzgjedhur nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) për publikim nga MIA, në përputhje me Marrëveshjen për shkëmbimin e informacionieve dhe bashkëpunimin profesional, e cila përcakton se çdo ditë agjencitë kombëtare të lajmeve e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të shkëmbejnë drejtpërdrejt lajme të përzgjedhura nga agjencia tjetër e lajmeve të ditës në vendin përkatës, ndërsa agjencia tjetër t'i publikojë në faqen e saj pa ndryshime, duke treguar dhe cituar në mënyrë eksplicite partnerin si burim.

Sipas Radevit, kjo nuk është rruga e duhur. Aktualisht, lobimi është intensifikuar sërish, por Bullgaria do të vazhdojë të punojë intensivisht me të gjitha institucionet evropiane, me partnerët tanë evropianë, në mënyrë që vendimet për Republikën e Maqedonisë së Veriut të mos bazohen në lobim, gjë që fsheh mungesën e reformave dhe shkeljen e thellë të të drejtave të njeriut, tha kreu i shtetit bullgar.

Këtë deklaratë Radev e bëri sot në Sofje pas hapjes së forumit treditor kushtuar tranzicionit të gjelbër.

_________________________________________________________________________

Agjencia informative mediatike këto tekste i publikon në formën origjinale, sipas Marrëveshjes për shkëmbimin e informacionve dhe bashkëpunimit profesional mes dy agjencive kombëtare të lajmeve MIA dhe BTA

QËNDRONI TË LIDHUR