• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rumania siguron 90 për qind të rrymës për Moldavinë

Rumania siguron 90 për qind të rrymës për Moldavinë
Paris, 21 nëntor 2022 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Bogdan Auresku sot deklaroi se Rumania për momentin është furnizuesi më i madh i energjisë elektrike për Moldavinë, me pjesëmarrje deri 90 për qind. "E furnizojmë Republikën e Moldavisë me rrymë edhe tani, derisa flasim. Prej 80 deri 90 për qind e energjisë elektrike në Moldavi vjen nga Rumania", tha Auresku në konferencën e donatorëve për ndihmë të Moldavisë, që po mbahet në Paris. Siç deklaroi Auresku, Rumania nga tetori i dërgon rrymë Moldavisë me çmime të favorshme. "Mendoj se është shumë me rëndësi që t'i mbështesim miqtë dhe partnerët tanë", theksoi ai. Rreth 45 vende dhe institucione po marrin pjesë sot në konferencën e donatorëve në Paris, me qëllim ofrimin e miliona eurove ndihmë për Moldavinë, pasi dyshohet se vendi mund të pësojë një kolaps për shkak të krizës në tregun e energjisë. Moldavia është shumë e varur nga furnizimet me energji nga Rusia dhe nuk ka qenë në gjendje të prodhojë mjaftueshëm energji elektrike që kur Moska uli eksportet e gazit natyror të vendit me rreth 40 për qind. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR