• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Rufati: Për tre muaj zyra e Avokatit të Popullit në Kërçovë ka pranuar 58 ankesa nga qytetarët

Rufati: Për tre muaj zyra e Avokatit të Popullit në Kërçovë ka pranuar 58 ankesa nga qytetarët

Kërçovë, 27 prill 2022 (MIA) - Në tremujorin e parë të vitit vijues zyra rajonale e Avokatit të Popullit në Kërçovë ka pranuar 58 ankesa nga qytetarët, prej të cilave më së shumti kanë të bëjnë për gjyqësorin, konfirmoi zëvendës avokati i popullit në këtë zyrë rajonale, Ylber Rufati.

"Edhe në tremujorin e parë të vitit 2022 qytetarët nga pjesa jugperëndimore nga vendi më së shumti vërejtje kanë për punën e organeve gjyqësore. Kështu në tre muajt e kaluar gjithsej 24 qytetarë kanë dërguar ankesa te Avokati i Popullit, ndërsa kanë të bëjnë me gjyqësorin. Me numër shumë më të vogël të ankesave janë FSPI, gjithsej shtatë, për shtëpitë ndëshkuese - korrigjuese dhe edukuese - korrigjuese gjithsej tre ose gjatë tre muajve të kaluar Avokati i Popullit ka pranuar gjithsej 58 ankesa nga qytetarët e rajonit", theksoi Rufati. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR