• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Rubio: Ukraina është sfida më e madhe, durimi i Trampit nuk është i pakufizuar

Rubio: Ukraina është sfida më e madhe, durimi i Trampit nuk është i pakufizuar

Nju Jork, 24 shtator 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio e quajti procesin e zgjidhjes së luftës së Rusisë në Ukrainë ndoshta sfidën më të vështirë dhe deklaroi se durimi i presidentit amerikan Donald Tramp ka kufi.

Rubio gjatë një takimi ministror të Këshillit të sigurimit të KB-së kushtuar Ukrainës, tha se SHBA nuk do të hezitojë të vendosë sanksione kundër Rusisë ose t'i shesin Kievit armë mbrojtëse, potencialisht ofensive me qëllim ta detyrojnë Moskën për paqe.

"Lufta në Ukrainë - lufta midis Rusisë dhe Ukrainës u dëshmua të jetë sfidë jashtëzakonisht e vështirë", theksoi Sekretari amerikan i shtetit gjatë fjalimit të tij, njofton Departamenti i shtetit.

Ai ka thënë se Trampi dhe ekipi i tij po "punojnë pa lodhur" për të arritur zgjidhje, duke i kushtuar një sasi të madhe kohe dhe energjie kësaj dhe se lufta në Ukrainë nuk mund të përfundojë ushtarakisht.

“Do të përfundojë në tryezën e negociatave - aty do të përfundojë kjo luftë. Sa më gjatë që vazhdon, sa më shumë njerëz që vdesin, aq më shumë do të ketë shkatërrim”, shtoi kreu i Departamentit të shtetit.

Sipas fjalëve të tij, presidenti amerikan “ka treguar durim të jashtëzakonshëm, duke shmangur sanksione shtesë kundër Rusisë me shpresë për të bërë përparim në këtë çështje”.

“Tani po shohim ndërhyrje në hapësirën ajrore fqinje si nga dronë ashtu edhe nga aeroplanë”, shtoi Rubio.

Për më tepër, sipas tij, Trampi disponon me atë që duhet shitur si “armë mbrojtëse dhe padyshim, sulmuese në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet nga këto sulme”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje shteteve anëtare të KB-së të bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë, informon Departamenti i shtetit.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR