Rubio: Trampi po humb durimin, Rusia të ndërmarrë iniciativë
- Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio deklaroi se presidenti Donald Tramp gjithnjë e më shumë po e humb durimin me zvarritjet nga ana e Rusisë në përfundimin e luftës në Ukrainë.
- Post By Fami Bajrami
- 17:15, 27 korrik, 2025
Uashington, 27 korrik 2025 (MIA) – Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio deklaroi se presidenti Donald Tramp gjithnjë e më shumë po e humb durimin me zvarritjet nga ana e Rusisë në përfundimin e luftës në Ukrainë.
"Edhe pse ka kontakte të mira telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, nga ato bisedime nuk ka rezultate reale. Po vjen koha për veprime konkrete dhe presidenti e ka bërë të qartë këtë", ka thënë Rubio për Foks njuz.
Ai shtoi se kjo nuk është një luftë që Trampi e ka filluar, por se bën gjithçka që mundet për ta përfunduar atë.
Rubio deklaroi gjithashtu se mbi 100.000 ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga fillimi i vitit dhe akuzoi Kremlinin për përdorimin e taktikave të vonimit. Sipas tij, Kina luan një rol kyç në ruajtjen e konfliktit përmes mbështetjes për Rusinë, veçanërisht duke blerë naftë ruse.
Ai shtoi gjithashtu se disa vende si Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut janë bërë më të kujdesshme në mbështetjen e Iranit pasi SHBA demonstroi fuqinë e saj përmes operacioneve ushtarake precize.
"Presidenti Tramp u kujtoi fuqive botërore superioritetin ushtarak të Amerikës", tha Rubio.
foto: arkivi