Rubio: SHBA-ja nuk do të lejojë që Rusia të bëhet "partner më i vogël" i Kinës
- Kur Rusia varet nga Kina, kjo është problem i SHBA-së, duke përfshirë edhe sferën e sigurisë bërthamore, për këtë shkak Uashingtoni dëshiron t'i përmirësojë marrëdhëniet me Moskën, deklaroi sekretari Marko Rubio në intervistë për Breitbart News, me atë duke e arsyetuar afrimin mes dy, deri tani të konfrontuara, super fuqive.
- Post By Besnik Shuki
- 17:51, 27 shkurt, 2025

Uashington, 27 shkurt 2025 (MIA) - Kur Rusia varet nga Kina, kjo është problem i SHBA-së, duke përfshirë edhe sferën e sigurisë bërthamore, për këtë shkak Uashingtoni dëshiron t'i përmirësojë marrëdhëniet me Moskën, deklaroi sekretari Marko Rubio në intervistë për Breitbart Njuz, me atë duke e arsyetuar afrimin mes dy, deri tani të konfrontuara, super fuqive.
Për Rubion dhe administratën e re në Uashington, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kinës nuk duhet të jenë aq të afërta. SHBA-ja duhet të pengojë afrimin e tyre të mëtejshëm, por pa shkaktuar përçarje mes fqinjëve, që posedojnë armë bërthamore.
"Nuk e di nëse do të arrijmë ndonjëherë ta ndajmë plotësisht Rusinë nga kinezët. Po ashtu mendoj se nëse Kina dhe Rusia mbeten në një përqafim të ngushtë, nuk do të jetë mirë për stabilitetin global, sepse të dyja janë fuqi bërthamore. Lidhjet më të ngushta midis Kinës dhe Rusisë do të paraqesin problem për Uashingtonin nëse Moska bëhet 'partneri i përhershëm i vogël' i Pekinit, pasi dy fuqitë bërthamore do të kundërshtonin atëherë SHBA-në. Ne mund të gjendemi në një situatë ku, pavarësisht nëse Rusia dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-në apo jo, nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë, sepse pasi e kemi ndërprerë atë, është bërë plotësisht e varur nga kinezët. Për ne është më mirë të kemi marrëdhënie (me Rusinë)", sqaroi Rubio.
Tomas Grem, ish-drejtor i lartë për Rusinë në Këshillin e sigurisë kombëtare të SHBA-së, beson se administrata e Trampit nuk ka gjasa ta minojë strategjinë afatgjate të Moskës për përforcimin e partneritetit të saj me Pekinin.
"Si Xhinping dhe Putin po flasin vazhdimisht. Ata janë miqtë më të mirë. Ideja nëse ua japim Ukrainën rusëve dhe çdo gjë tjetër që ata duan në Evropë, e ata pastaj të thonë: 'Ne menduam për këtë dhe vendosëm që nuk na pëlqejnë aq shumë kinezët, ne po i ndërpresim lidhjet me ta, është iluzion i pastër'”, tha Grem për gazetën. bsh/
Foto: EPA