• e premte, 05 dhjetor 2025

Rubio: SHBA-ja në koordinim të afërt me Karaibet pas uraganit shkatërrues

Rubio: SHBA-ja në koordinim të afërt me Karaibet pas uraganit shkatërrues

Uashington, 29 tetor 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio deklaroi se SHBA-ja është në kontakt të vazhdueshëm me Xhamajkën, Haitin, Republikën domenikane dhe bahamet, të cilta po përballen me pasojat nga uragani Melisa.

"Shërbimet tona shpëtimtare dhe urgjente janë nisur drejt rajoneve të goditura së bashku me rezervat kyçe për shpëtim të jetëve", kumtoi Rubio në platformën X.

Ai shtoi se mendimet dhe lutjet e popullit amerikan janë me qytetarët e Karaibeve.

Prindërit e Rubios, i cili me prejardhje është kubanez, janë emigrantë nga Kuba. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR