Rubio: Samiti Putin - Tramp ishte "shumë i mirë dhe produktiv"
- Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marko Rubio, deklaroi se samiti i presidentëve të Rusisë dhe ShBA-së, Vladimir Putin dhe Donald Tramp, i mbajtur më 15 gusht në Alaskë, ishte "shumë i mirë dhe produktiv".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:17, 17 gusht, 2025
Uashington, 17 gusht 2025 (MIA) - Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marko Rubio, deklaroi se samiti i presidentëve të Rusisë dhe ShBA-së, Vladimir Putin dhe Donald Tramp, i mbajtur më 15 gusht në Alaskë, ishte "shumë i mirë dhe produktiv".
Në pyetjen e gazetarëve rusë, ai u përgjigj shkurt: "Shumë mirë. Ishte shumë produktive".
Putini dhe Tramp u takuan në Bazën Ajrore Elmendorf-Ricçardson në Enkorixh. Bisedimet zgjatën pak më pak se tre orë dhe konsiderohen si një nga ngjarjet kryesore në një fazë të re të marrëdhënieve ruso-amerikane.
Foto: Arkivi i EPA-s