• e mërkurë, 16 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rubio: Së shpejti do ta dimë nëse Rusia dëshiron paqe

Rubio: Së shpejti do ta dimë nëse Rusia dëshiron paqe

Bruksel, 4 prill 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio tha sot në Bruksel se pas disa javësh do të dihet nëse Rusia dëshiron paqe në Ukrainë apo jo.

Pas një takimi dy ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s, Rubio u tha gazetarëve se presidenti i SHBA-së Donald Tramp "nuk do të bie në grackën e negociatave të pafundme për hir të negociatave".

Rubio shtoi se Ukraina shprehu gatishmërinë për një armëpushim të plotë për të krijuar "një hapësirë ​​për negociata", transmetojnë mediat franceze.

"Do ta dimë shumë shpejt – pas disa javësh, jo pas disa muajsh, nëse Rusia është serioze për paqen apo jo", tha Rute.

Sekretari amerikan i shtetit tha gjithashtu se Kiril Dmitriev, i dërguari special i presidentit rus Vladimir Putin, do të vjen në SHBA këtë javë, duke shënuar vizitën e parë të një zyrtari të lartë rus në Uashington që nga fillimi i ofensivës së Rusisë kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

"Ata do të kthehen (në Rusi) me mesazhe. Dhe mesazhi është se SHBA duhet ta dijë nëse jeni apo jo serioz për paqen", shtoi Rubio.

Rubio tha gjithashtu sot se SHBA nuk do të lejojë që Grenlanda, ishulli më i madh në botë që i përket Danimarkës, të bëhet i varur nga Kina. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR