• e premte, 05 dhjetor 2025

Rubio: Rusia ka humbur 100.000 ushtarë në Ukrainë që nga fillimi i vitit 2025

Rubio: Rusia ka humbur 100.000 ushtarë në Ukrainë që nga fillimi i vitit 2025

Uashington, 11 korrik 2025 (MIA) – Që nga fillimi i vitit 2025, Rusia ka humbur 100.000 ushtarë në luftën kundër Ukrainës, deklaroi sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio pas takimit me homologun e tij rus Sergej Lavrov. 

Sipas tij, humbjet e ushtrisë ukrainase janë më të vogla, por megjithatë të konsiderueshme. 

Rubio theksoi se prioriteti kryesor i presidentit amerikan Donald Tramp është që të ndërpritet humbja e jetëve dhe shkatërrimi që po ndodh për çdo ditë. 

“Që nga fillimi i këtij viti, vetëm për shembull, Rusia ka humbur 100.000 ushtarë të vdekur, jo të plagosur – të vdekur. Numrat në anën ukrainase janë më të vegjë, por megjithatë të konsiderueshme. Presidenti Tramp nuk dëshiron luftëra, theksoi Rubio.

Ai shtoi se Trampi vlerëson se luftërat janë shpenzim i parave dhe jetëve dhe se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij që t’i japë fund kësaj lufte, si dhe çdo tjetre në të cilën ka mundësi të ndërhyjë. 

Rubion shprehu edhe frustrim për shkak të progresit të ngadalshëm në bisedime, por theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë në zgjidhjen e konfliktit me durim dhe përkushtim. 

Sipas komandantit suprem të forcave të armatosura ukrainase, Oleksandar Sirski, në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, forcat ukrainase eliminuan mbi 230.000 ushtarë rusë, duke përfshirë të vdekurit dhe të plagosurit. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR