• e shtunë, 07 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rubio përgënjeshtron Politikon për heqjen e mundshme të sanksioneve për projektet energjetike ruse, duke përfshirë edhe gazsjellësin Rrjedha Veriore 2

Rubio përgënjeshtron Politikon për heqjen e mundshme të sanksioneve për projektet energjetike ruse, duke përfshirë edhe gazsjellësin Rrjedha Veriore 2

Uashington, 24 prill 2025 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio sot përgënjeshtroi pretendimet e portalit Politiko të Brukselit për gjoja diskutimet e brendshme në Shtëpinë e Bardhë për heqjen e mundshme të sanksioneve për projektet energjetike ruse, duke përfshirë edhe gazsjellësin Rrjedha Veriore 2.

"Kjo është pa mëdyshje gënjeshtër. As Stiv Vitkof, as unë nuk biseduam për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si pjesë e marrëveshjes me Ukrainën", shkruan ai në profilin e tij Iks.

Ai vlerësoi se bëhet fjalë për "neglizhencë gazetareske".

"Nëse Politiko ka pak integritet, ata do ta tërheqnin plotësisht këtë trillim", citoi Rubio.

Politiko parparakisht publikoi se në Shtëpinë e Bardhë udhëhiqen diskutime të brendshme për heqje eventuale të sanksioneve si pjesë e përpjekjeve për arritje të paqes në Ukrainë. Përfaqësuesi special i SHBA-së për Lindjen e Afërt, Stiv Vitkof, gjoja e ka udhëhequr nismën për lehtësimin e sanksioneve, ndërsa Rubio dhe sekretari i punëve të brendshme Dag Burgum e kanë kundërshtuar idenë. Zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë mohojnë pretendimet për bisedime për heqjen e sanksioneve, duke i quajtur "raportime të papërgjegjshme". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR