• e premte, 05 dhjetor 2025

Rubio nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën në Londër, njofton Shtëpia e Bardhë

Rubio nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën në Londër, njofton Shtëpia e Bardhë

Uashington, 23 prill 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio nuk do të marrë pjesë në bisedimet e sotme për paqen e Ukrainës në Londër, konfirmoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tami Brus tha se Rubio kishte qenë i zënë, raportoi DPA.

"Në rastin konkret, ai nuk do të marrë pjesë në takimet në Londër”, tha ajo në një konferencë për shtyp, duke shtuar se “kjo nuk është një deklaratë për takimet, por një deklaratë për çështje logjistike në orarin e tij”.

Brus shtoi se në takim do të marrë pjesë i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ukrainën, Kit Kellog.

"Ne mezi presim të dëgjojmë nga ai nëse kemi pasur apo jo ndonjë sukses në Londër”, tha ajo.

Nikoqir i takimit do të jetë ministri britanik i Punëve të Jashtme Dejvid Lami, përkujton agjencia gjermane.

Ky takim i dytë në të njëjtin format vjen pas një raundi bisedimesh në Paris javën e kaluar, në të cilin Rubio dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së Stiv Vitkof u takuan me politikanë evropianë, duke përfshirë ministrin e jashtëm ukrainas Andrij Sibiha.

Mbeti e paqartë nëse Vitkof gjithashtu do të marrë pjesë në takimin në Londër, raporton DPA. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR