Rubio: Marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë duhet të jetë e pranueshme për të gjitha palët, përfshirë Ukrainën, Rusinë dhe Evropën
- Marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë duhet të jetë e pranueshme për të gjitha palët, përfshirë Ukrainën, Rusinë dhe Evropën, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, mark Rubio pas bisedimeve mes delegacioneve të SHBA-së dhe Rusisë në Riad, në të cilat mori pjesë edhe ministri rus i Punëve të jashtme, Sergej Llavrov.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:52, 18 shkurt, 2025

Riad, 18 shkurt 2025 (MIA) - Marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë duhet të jetë e pranueshme për të gjitha palët, përfshirë Ukrainën, Rusinë dhe Evropën, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, mark Rubio pas bisedimeve mes delegacioneve të SHBA-së dhe Rusisë në Riad, në të cilat mori pjesë edhe ministri rus i Punëve të jashtme, Sergej Llavrov.
Ai saktësoi se askush nuk do të injorohet, ndërsa Bashkimi Evropian do të prëfshihet në negociatat në ndonjë fazë.
"Të gjithë të ciolët janë të involvuar në konfliktin në Ukrainë duhet të dakordohen me vendimin për ndërprerjen e tij. Qëllimi i negociatave për prëfundimin e luftës në Ukrainë është të arrihet paqe e drejtë, e përhershme dhe përmbajtësore", theksoi Rubio.
Ai kumtoi se në Riad është arritur marrëveshje me Moskën në katër sfera.
"Hapat e ardhshëm përfshijnë vendosje të misioneve të realizueshme mes SHBA-së dhe Rusisë", tha Rubio.
Sekretari amerikan i Shtetit saktësoi se do të emërohen ekipe për kthim të funksionalitetit të ambasadave në Moskë dhe Uashington.
"Ka akoma punë për t'u bërë. Takimi i sotëm ishte hapi i parë nga rruga e gjatë dhe e vështirë", theksoi Rubio dhe deklaroi se Moska ka treguar gatishmëri për t'u përfshirë në procesion serioz. ab/
Foto: МIА arkivi