Rubio: Komentet e Trampit për Gazën nuk ishin armiqësore, ai dëshiron ta rindërtojë
- Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, deklaroi se Donald Trampi vetëm ka propozuar që SHBA-ja të marrë përgjegjësinë për rindërtimin e Gazës, e jo të marrin kontrollin e përhershëm të zonës, shkruan "Gardian"-i.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 21:34, 5 shkurt, 2025

Guatemalë, 5 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, deklaroi se Donald Trampi vetëm ka propozuar që SHBA-ja të marrë përgjegjësinë për rindërtimin e Gazës, e jo të marrin kontrollin e përhershëm të zonës, shkruan "Gardian"-i.
Trampi dje, në një deklaratë së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, bëri thirrje për zhvendosjen e dy milionë palestinezëve nga Gaza në vendet fqinje.
Rubio në konferencën e sotme për shtyp në Guatemalë se propozimi i Trampit "nuk ishte menduar si një akt armiqësor".
"E vetmja gjë që ka bërë presidenti Tramp - që sipas meje është shumë bujare - është që e ofroi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ndërhyrë, për t'i hequr rrënojat, për të pastruar vendin nga të gjitha shkatërrimet… në mënyrë që njerëzit të kthehen", tha Rubio.
Ai shtoi se Trampi dëshiron të mbështesë "rindërtimin e shtëpive dhe bizneseve dhe gjëra të tilla, që njerëzit të mund të kthehen".
Rubio e përshkroi Gazën si "një zonë të ngjashme me një fatkeqësi natyrore", ku njerëzit nuk mund të jetojnë për shkak të mjeteve të pashpërthyera vdekjeprurëse, rrënojave dhe mbeturinave.
"Në ndërkohë, njerëzit padyshim do të duhet të jetojnë diku derisa Gaza të rindërtohet", përfundoi ai.
Foto: EPA