Rubio: Irani është shumë larg armëve bërthamore pas sulmit të SHBA-së
- Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio sot deklaroi se Irani është "shumë larg nga arma bërthamore", pas sulmit të SHBA-së ndaj tre objekteve të mëdha bërthamore iraniane gjatë fundjavës.
- Post By Fami Bajrami
- 10:34, 25 qershor, 2025
Uashington, 25 qershor 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio sot deklaroi se Irani është "shumë larg nga arma bërthamore", pas sulmit të SHBA-së ndaj tre objekteve të mëdha bërthamore iraniane gjatë fundjavës.
"Është thelbësore se ata janë shumë më larg armëve bërthamore sot se sa ishin përpara se presidenti Tramp të ndërmerrte këtë aksion të guximshëm", deklaroi Rubio për Politiko.
Sekretari amerikan theksoi se sulmet amerikane ndaj tre objekteve bërthamore iraniane shkaktuan "dëme të shumta".
"Të konsiderueshme, dëme shumë të konsiderueshme iu shkaktuan komponentëve të ndryshëm, ndërsa ne ende po mësojmë më shumë rreth kësaj", tha Rubio.
SHBA-ja me 22 qershor përfundoi sulmet ndaj tre objekteve bërthamore iraniane në Fordou, Natanc dhe Isfahan. rq/
Foto: arkivi i MIA-s