• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rubio: Grenlandezët nuk duan të jenë pjesë e Danimarkës

Rubio: Grenlandezët nuk duan të jenë pjesë e Danimarkës

Bruksel, 4 prill 2025 (MIA) - Danimarka duhet të fokusohet në faktin se grenlandezët nuk duan të jenë pjesë e këtij vendi, tha sot në Bruksel Sekretari Amerikan i Shtetit Marko Rubio.

"Grenlandezët do të marrin një vendim", u tha Rubio gazetarëve në një konferencë për shtyp pas takimit me ministrat e tjerë të jashtëm të NATO-s.

Rubio me ministren daneze të Diplomacisë konfirmoi "marrëdhëniet e forta" mes dy vendeve.

Kryeministri i ardhshëm i Grenlandës, Jens-Frederik Nilsen, sot për televizionin danez TV2 tha se Rubio e ka gabim.

"Nuk është e drejtë që Grenlanda dëshiron të shpallë pavarësinë nesër. Ai ka të drejtë që Grenlanda nuk dëshiron të jetë daneze, por Grenlanda sigurisht që nuk dëshiron të jetë as amerikane", tha ai.

"Çdo ditë punojmë për të krijuar bazë që një ditë të mund të jemi të pavarur, por ende nuk jemi atje. Atë që e thotë Rubio nuk mban ujë", shtoi Nilsen. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR