Rubio bisedoi me kolegë evropianë për Iranin
- Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio bisedoi për Iranin me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, kumtoi Departamenti amerikan i shtetit.
Uashington, 27 gusht 2025 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio bisedoi për Iranin me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, kumtoi Departamenti amerikan i shtetit.
“Ministri francez i Punëve të Jashtme Zhan-Noel Baro, ministri gjerman i Punëve të Jashtme Johan Vadefull dhe sekretari britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Lami, të gjithë përsëritën angazhimin e tyre për të siguruar që Irani të mos zhvillojë ose të mos posedojë kurrë armë bërthamore”, thuhet në deklaratën e shkurtër nga Departamenti i shtetit.
Diplomatët thonë se tre vendet evropiane janë gati të fillojnë me rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit për shkelje të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, duke kërkuar që inspektorëve të OKB-së t'u lejohet qasja në vendet e pasurimit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s