RTVM: Për shkak të një problemi serioz teknik dje nuk u transmetuan lajmet televizive në orën 17:00, 19:30 dhe 22:30
- Për shkak të një problemi serioz teknik, Radiotelevizioni i Maqedonisë (RTVM) dje nuk kishte mundësi të transmetonte lajmet televizive në orën 17:00, 19:30 dhe 22:30, informojnë nga RTVM-ja.
- Post By Ramize Qamili
- 12:46, 16 tetor, 2025
Shkup, 16 tetor 2025 (MIA) - Për shkak të një problemi serioz teknik, Radiotelevizioni i Maqedonisë (RTVM) dje nuk kishte mundësi të transmetonte lajmet televizive në orën 17:00, 19:30 dhe 22:30, informojnë nga RTVM-ja.
"Po kryhet një kontroll për të përcaktuar nëse kjo është ndërhyrje e qëllimshme në sistemin e rrjetit, për shkak të dyshimeve ekzistuese për shkelje të mekanizmit mbrojtës kundër sulmeve dhe ndikimeve të jashtme. Në zbardhjen e rastit do të përfshihen të gjitha institucionet shtetërore kompetente", kumtoi RTVM-ja.
Servisi publik u kërkon falje qytetarëve për pamundësinë për t'i ndjekur lajmet qendrore dhe potencon se Radiotelevizioni i Maqedonisë do të vazhdojë të raportojë në kohë dhe në mënyrë objektive në interes të opinionit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s