• e mërkurë, 27 nëntor 2024

RSF paraqiti ankesë në GJNP për krime lufte kundër gazetarëve në izrael dhe territoret palestineze

RSF paraqiti ankesë në GJNP për krime lufte kundër gazetarëve në izrael dhe territoret palestineze

Paris, 1 nëntor 2023 (MIA) - Organizata joqeveritare Reporterë pa kufij (RSF) paraqiti një ankesë për krime lufte të kryera kundër gazetarëve palestinezë në Gaza - ankesa e tretë e tillë që nga viti 2018 - dhe kundër një gazetari izraelit.

“RSF paraqiti një ankesë për krime lufte në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të GJNP-së më 31 tetor 2023. Në parashtresën përshkruhen rastet e nëntë prej gazetarëve të vrarë pas 7 tetorit dhe dy të plagosur gjatë aktiviteteve të tyre”, thuhet në kumtesën e RSF-së.

GJNP-ja nuk është e detyruar të shqyrtojë rastin.

Sipas RSF-së, 34 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, nga të cilët të paktën 12 u vranë gjatë punës së tyre – 10 në Gazë, një në Izrael dhe një në Liban. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR