• e hënë, 23 dhjetor 2024

RSF kërkon që bashkësia ndërkombëtare të intervenojë në Sudan

RSF kërkon që bashkësia ndërkombëtare të intervenojë në Sudan

Kartum, 17 prill 2023 (MIA) - Komandanti i forcave paramilitare sudaneze për përkrahje të shpejtë (RSF), gjenerali Mohamed Hamdan Dagallo Hemeti, në Tuiter publikoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të intervenojë kundër, siç i quajti, "krimet e gjeneralit sudanez Abdel Fatah al-Burhan".

"Armata e tij po zhvillon fushatë brutale kundër njerëzve të pafajshëm, duke i bombarduar me aeroplanë MiG", ka shkruar Dagallo.

Tani dita e tretë po zhvillohen luftime mes RSF-së dhe armatës për pushtet në Sudan, me ç'rast jetën e kanë humbur rreth 100 njerëz. bsh/

Foto: Vikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR